Categories Lajme

Ligji antiduhan, flet Manastirliu

“Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, por edhe për ju dhe çdo inspektor në terren që mbyll sytë përballë shkeljeve të ligjit”. Paralajmërimi u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë takimit me kryeinspektorët rajonalë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në analizën 6-mujore të këtij institucioni.

Manastirliu kërkoi angazhim maksimal nga Inspektoriati gjatë gjithë kohës, jo vetëm me inspektime periodike.

“Ka një intensifikim të kontrolleve por ende nuk jemi aty ku duhet, ndaj me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, kërkoj impenjimin maksimal për të monitoruar zbatimin e tij në terren dhe marrjen e masave për këdo që shkel ligjin”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi gjithashtu nga Inspektoriati kryerjen e një fushate intensive informuese për qytetarët dhe subjektet, që të njihen me ndryshimet ligjore, para fillimit të marrjes së masave.
Amendimet në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produketet e duhanit” parashikojnë që njëlloj si për duhanin, do të ndalohet konsumimi në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e popullatës.

Ligji i ri parashikon limite për përqëndrimin e nikotinës dhe sasinë e lëngut me përmbajtje nikotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumatorit nga kjo substancë që krijon varësi. Dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të ndalohet shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh – si masë për të dekujaruar duhanpirjen, sidomos tek të rinjtë, gratë dhe vajzat.
Një ndryshim shumë i rëndësishëm që bëhet efektiv menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit antiduhan është forcimi i masave ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjit, Më konkretisht, nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Ministria e Shëndetësisë në 6 muajt e parë 2019 janë kryer 4513 inspektime dhe monitorime nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor për zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” dhe janë vendosur 296 gjoba për shkelësit e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME