Categories Lajme

Lihen në burg tre të arrestuarit për 119 kg kokainë

Zbardhet dosja, Shoferi: Më kërcënuan dhe më thanë ishin të shtetit. Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 3 te arrestuarit për 119 kilogram kokainë të sekuestruara në një kontejner me banane në Tiranë. 2 shoferët dhe administratori kompanisë, mohuan të kenë lidhje me trafikun e drogës.

Në dosjen e Prokurorisë që disponon Tv Klan, rezulton se pasditen e 29 Dhjetorit, Hasan Salihu, shoferi i kompanisë ku u gjetën 119 kilogramë kokainë, shkoi në Portin e Durrësit të merrte kontejnerin me banane, i cili kaloi kontrollin e sigurisë pa probleme.

Ndërkohë shoferi i vënë tashmë në akuzë nga drejtësia si i përfshirë në trafik, ka deklaruar se në vendin e quajtur Romanat, pranë një karburanti e kanë ndaluar 4 persona të cilët kanë kontrolluar kontejnerin për afro 30 minuta.

“Më dolën para makinës dhe më bllokuan duke më thënë “Jemi shteti hap krahun këtu dhe në sendilen e parë të pasagjerit hipi njeri prej tyre”.  Hapa krahun në hyrje të një karburanti dhe teksa po rrija, personi që hipi para më tha: “mbylle gojën se do të zhduk familjen po e hape”.

Tre personat e tjerë shkuan në pjesën fundore të kontenjerit, hapën  derën dhe u futën brenda ku ndenjën rreth 30 minuta duke kontrolluar. Me pas ka zbritur dhe ky personi që ishte në kabinë dhe kanë ikur të katër personat në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës”.

Pasi ata janë larguar, shoferi thotë se ka parë se njëra nga gomat ishte e rënë dhe ka kërkuar ndihmë për ti sjell gomë të re. Kjo ndihmë i ka ardhur nga shoferi tjetër i kompanisë, Gëzim Kalaja, edhe ky i akuzuar nga Prokuroria.

Po sipas deklarimeve të shoferit, pasi kontejneri ka mbërritur rreth orës 21:30 te magazine, ka komunikuar me administratorin Marson Murataj, i cili pasi ka kontakuar me drejtuesin e kompanisë, ky i fundit ka njoftuar Policinë.

Gjatë kontrolleve që Policia ka bërë në kontejner, ka gjetur një elektrik dore të ndezur dhe në 7 arka bananesh që ishin më të rënda se të tjerat, janë gjetur 119 kilogramë kokainë. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO\ “Shpella e Pëllumbasit”/ Policia gjen dhe shpëton turistët pas pesë orë kërkimesh

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME