Plani i lehtësimit të masave pas një karantine të gjatë ka nisur edhe në Itali që nga dita e sotme. Edhe pse autoritetet vazhdojnë të tërheqin vëmendjen për kujdes dhe për të ruajtur distancimin social, njerëzit e kanë pasur të vështirë ta menaxhojnë entuziazmin gjatë kësaj të hëne. Rrugët ishin të mbushura plot me njerëz pas lajmërimit për lëvizje të lirë të autoriteteve vendase.
Trenat dhe metrotë nisën sërish të mbushen plot e përplot në Milano, qyteti me më shumë se 4 milionë njerëz që presin të kthehen në punë në fabrika dhe vendet e ndërtimit. Pjesa tjetër mund të shëtitin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë pas shumë javësh.
Pas më shumë se dy muajsh izolim të detyrueshëm, italianët janë lejuar të rifillojnë disa aktivitete, të vizitojnë të afërmit, të shëtitin në parqet e hapura dhe të marrin ushqime nga restorantet. Rreth 4.4 milionë njerëz i janë drejtuar këtë mëngjes vendeve të tyre të punës.