Categories Lajme

Lirohet nga burgu në Dubai, Eldi Dizdari. Tani kërkohet nga Italia si anëtar i grupit “Los Blancos”

Eldi Dizdari alis Denis Matoshi, është liruar nga burgu, ku vuante një dënim në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë për “Ora Neës”, se i kërkuari nga drejtësia italiane për trafik droge dhe njeriu i dyshuar për një ngjarje kriminale në Shqipëri, ka përfunduar dënimin në shtetin islamik.

Mësohet se Dizdari fillimisht u ndalua pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritet italiane, si njëri nga anëtarët e tjerë të grupit shqiptar “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Por teksa Dizdari mbahej në burg, mësohet se atij dy vite më parë i është komunikuar një tjetër urdhër ndalimi, këtë herë nga vetë drejtësia e Dubait. Pasi dyshohej se përmes veprimeve korruptive tek gardianët, kishte arritur të fuste brenda në qeli, një aparat telefonik.

Për këtë krim, Eldi Dizdari u gjykua dhe dënua nga shteti islamik. Ndërsa pak kohë më parë shqiptari i skeduar në veprimtarinë e trafikut të kokainës dhe në masakrën e ish-bllokut të 4 tetorit 2018, ka përfunduar dënimin dhe liruar nga burgu.

Tashmë ngelet e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga gjykata.

Në muajin shtator 2020, policia e Dubait njoftoi arrestimin e Eldi Dizdarit alias Denis Matoshit, për llogari të prokurorisë së Firences.

Në një njoftimin lidhur me operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “Los Blancos”, thuhet se Denis Matoshi, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) – një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME