Categories Lajme

Lirohet plazhi i Gjipesë/ Çuçi: Ky ishte bastioni i fundit i zaptuesve! Paligjshmëria do të marrë fund

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në cilësinë e drejtuesve të Task Forcës për turizmin në Himarë e Sarandë, ishin në Gjirin e Gjipesë ku policia liroi një hapësirë plazhi zonë të mbrojtur rreth 3 000 m2. Plazhi ishte zaptuar nga subjekte private, të cilët u proceduan penalisht nga policia. Ministri Çuçi tha se ky nuk është një aksion por nje betejë kundër paligjshmërisë, të cilën shteti do ta fitojë pa asnjë diskutim.

“Jemi këtu për të treguar qartë se informaliteti dhe paligjshmëria do të marrin fund.  Këtu jemi në një zonë të mbrojtur dhe si në shumë vende të tjera të vendit njerëz të paligjshëm kishin zaptuar hapësirat publike. Sot jemi për të treguar qartë se paligjshmëria në këtë vend do të marrë fund përfundimisht. Ky gji i mrekullueshëm iu kthye shqiptarëve”, tha ministri Çuçi.

Me ndërhyrjet e njëpasnjëshme që janë kryer kohët e fundit situta sot në Himarë është shumë herë më mirë se ç’ka qenë më parë.

“Të gjitha hapësirat publike janë shfrytëzuar sipas ligjit dhe me përqindjet që i përcakton VKM-ja. Ky ishte bastioni i fundit që privati kishte zaptuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme”, tha ministri Çuçi.

Task Forca për turizmin vijon të monitorojë situatën në plazhet e dy bashkive kryesore turistike në jug të vendit; Himara dhe Saranda. Veç lirimit të plazheve nga zaptuesit, vëmendja është fokusuar edhe tek siguria ushqimore dhe ndotja akustike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME