Categories Lajme

LISTA | Lefter Kokës dhe katër të pandehurve të tjerë iu sekuestrohen pasuritë nga Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar sekuestrimin e një liste të gjatë me pasuri të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe katër të pandehurve të tjerë në çështjen e inceneratorëve, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, të cilat janë në pronësi të tyre.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., konkretisht:

-88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme”, njofton policia.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin për inceneratorin e Fierit dhe e rikthen për rigjykim në shkallë të parë.

Në shtator të vitit të kaluar, në mbyllje të gjykimit të dosjes së Inceneratorit të Fierit, Gjykata e Posaçme dënoi më 6 vjet e 8 muaj burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “pastrim të parave”. Ish-deputeti Bllako u fajësua vetëm për një akuzë me 2 vjet e 8 muaj.

Zotërues i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Fierit, Klodian Zoto, u dënua me 12 vite burg. Nga 4 akuza për “korrupsion” Zoto u deklarua fajtor vetëm për një prej tyre, ndërsa u gjet fajtor edhe për “mashtrim me pasoja të rënda”, “krijim skemash mashtruese” dhe “ pastrim të parave”.

Për të pandehurit e tjerë gjykata dha pafajësi, ose dënime nga 3 në 3.5 vite burg, për të cilët më pas u vendos pezullimi i dënimit me burg, ose lirim nga qelia, pasi koha e qëndrimit në paraburgim ishte më e madhe se dënimi i dhënë.

Koka, Bllako dhe të tjerët janë dënuar edhe për shkeljet e kryera edhe në çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ish-ministri është dënuar në Apel me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6 vite e 8 muaj burg. Alqi Bllako u dënua për ‘shpërdorim detyre’ me 4 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar do të kryejë 2 vite e 8 muaj.

Ndërkohë Klodian Zoto u dënua në mungesë me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim në mungesë u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja, e arrestuar pak kohë më parë në Vjenë, u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite. Pellumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sekuestrohen mbi 31 mijë euro të padeklaruara në Vlorë

Mbi 31 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Vlorë. Mësohet se këto para janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ U gjet i vrarë në banesë, identifikohet 68-vjeçari në Vlorë, Forcat e Sigurisë Kombëtare kontrolle në dalje të qytetit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “10 Korriku” të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyri me forcë në bankë, zbardhet DËSHMIA e të arrestuarit: Isha i dehur, s’mbaj mend asgjë

Policia e Korçës ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili hyri me forcë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Plagoset me thikë 19-vjeçari, vihet në pranga autori

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur në Vlorë. Plagosja mësohet se ka ndodhur pas një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U shkrumbua nga zjarri, makina e djegur i përket ish-oficerit të krimeve, zbulohet dëshmia e tij

Makina tip “Volkswagen” e cila u shkrumbua nga flakët në fshatin Rrëmenj, raportohet se i…

LEXO ME SHUME