Categories Lajme

EMRI/ U gjet i vrarë në banesë, identifikohet 68-vjeçari në Vlorë, Forcat e Sigurisë Kombëtare kontrolle në dalje të qytetit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës. • Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë nga punonjësit e policisë dyshohet se ai është grabitur. • Mësohet se viktimë e grabitjes së dhunshme ka mbetur Bashkim Durmishi. • Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur atë të zhveshur. • 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës. • Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, FSK po kryen kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.

Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, Forcat e Sigurisë Kombëtare, FSK po kryejnë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak , rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME