Categories Lajme

LISTA/ SPAK bën bilancin e vrasjeve: Tre milionë e 935 mijë euro u ofruan për të kryer 16 atentate!

Një shifër prej 3 milion e 935 mijë euro, dyshohet se është ofruar nga segmente të ndryshme kriminale tek Nuredin Dumani, me qëllim ekzekutimin e kundërshtarëve të tyre.

Kjo shifër financiare ka dalë përgjatë 9 muajve hetime që tre prokurorë të SPAK, kanë kryer gjatë kësaj kohe. “…vlera e ofertës, mund të jetë edhe më e madhe se kaq, duke llogaritur vrasjen me pagesë të Regis Runaj, i ekzekutuar me urdhër të Erjon Alibej në Elbasan”- tha një burim pranë Prokurorisë së Posacme por duke shtuar se ende nuk dihet vlera e dhënë për këtë rast. Prokuroria qartëson se pas mbarimit të “punës” janë kryer edhe pagesat.

Ndërsa në disa raste kur atentati ka dështuar, shuma e parave është përgjysmuar ose nuk është dhënë fare. Janë 16 ngjarje kriminale të porositura me vlera financiare që fillojnë nga 20 mijë euro deri në 2 milion euro duke e kthyer Nuredin Dumani, që tashmë ka fituar statusin e bashkëpuntorit të prokurorisë, ndër më kryesorët në ekzekutimet me porosië.

Burimet kanë shtuar se pas marrëveshje ai ia kalonte një pjesë të parave Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasit, Eljo Bitrit, Enver Divës etj të cilëve u shpërndante detyrat. Oferta më e lartë e marë nga Nuredin Dumani, sipas dosjes hetimore, është ajo e dhënë nga Mikel Kamami alias “Keli i Kicit”, një shifër prej 2 milion euro me qëllim vrasjen e Erjon Alibej por që nuk u arrit të relizohej.

Më tej shifrat e ofertave, që Dumani ka marë zbresin në 500 mijë euro, sicc është rasti I ofruar nga Ervis Martinaj me qëllimin e vetëm, vrasjen e Endrit Dokles. Më tej SPAK, ka renditur dhe shumën prej 300 mijë euro që i është ofruar Nuredin Dumanit nga Talo Çela, me qëllim vrasjen e Arjan Spahisë.

Vlerat vijojnë me shumën prej 150 mijë euro që Dumani ka marë nga një person i paidentifikuar prej tij, me qëllim vrasjen e Lulzim Mashës, pronarit të shkollës “Willson” në Tiranë.

Situata e pagesave vijon me ofertën prej 105 mijë euro, të dhëna për vrasjes e dy vëllezërve Haxhiaj në Tiranë, ofertën 120 mijë euro për vrasjen e Blerta Bengazit, gruas së avokatit Alban Bengazit.

Vlera më e ulët që ka marë Nuredin Dumani, është prej 20 mijë euro, me qëllim rrëzimin me tritol të banesës së Talo Çelës.

Ofertat

– Ofertë 105 mijë euro për vrasjen e Enver dhe Besmir Haxhia
– Ofertë 150 mijë euro për vrasjn e Lulzim Mashës
– Ofertë 200 mijë euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit
– Ofertë 2 milion euro për rafshimin e pallatit të Erjon Alibej
– Ofertë 500 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles
– Ofertë 100 mijë euro për vrasjen e Abedin Mama (Dine Çamit)
– Ofertë 300 mijë euro për vrasjen e Arjan Spahisë
– Ofertë 120 mijë euro për vrasjen e Blerta Bengasit
– Ofertë 40 mijë euro për vrasjen Fatmira Dedajt
– Ofertë 60 mijë euro për vrasjen e Bujar Çelës
– Ofertë 60 mijë euro për vrasjen e Tom Çelës
– Ofertë 70 mijë euro për vrasjen e Elton Kilës (Oti)
– Ofertë 90 mijë euro për vrasjen e Emiljano Ramazanit
– Ofertë 20 mijë euro për tritolin tek shtëpian e Talo Çelës
– Ofertë 70 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia
– Ofertë 50 mijë euro për vrasjen e Filip Gjeloshit /OraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME