Categories Lajme

Livadhja, Sarandë/ Lajmi i Fundit

Livadhja, Sarandë Finalizohet operacioni i përbashkët policor i koduar “Kamitsiani”, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Operacioni policor i zhvilluar nga Policia Kufitare, Policia e Rendit dhe Policia Kufitare greke.Vihen në pranga 3 shtetas të cilët dyshohet se kryenin vjedhje me armë në fshatrat greke dhe në zonën e Livadhjasë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe disa materiale që përdoreshin për të kryer vjedhjet. Policia Kufitare Sarandë dhe Policia e Rendit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare greke, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit se në fshatin Kamitsiani të Greqisë ishte vjedhur një banesë nga disa shtetas shqiptar, të cilët dyshohet se e kryenin këtë veprimtari në mënyrë të përsëritur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kamitsiani”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Rendit në Livadhja, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre me banim në Burrel. Këta shtetas janë kapur nga Policia shqiptare në hyrje të Livadhjasë, në tentativë për t’u larguar nga fshatrat greke, duke përdorur një automjet për t’u futur në Shqipëri. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje të tjera në fshatrat përreth dhe Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME