Categories Lajme

LIVE/ “Kjo Javë” në Spitalin Infektiv, nga mbërritja e urgjencave tek ekzaminimet dhe shtrimet, çfarë ndodh

Në emisionin “Kjo Javë” në News24 kanë ardhur edhe dëshmitë e infermierëve dhe pacientëve me COVID-19. Gazetarja Nisida Tufa ka qenë sot në urgjencën e Spitalit Infektiv ose ndryshe COVID 1 ku ka parë çfarë ndodhme mbërritjen e pacientëve.

Kryeinfermierja Suzana pohoi se fatkeqësisht sa vjen dhe pacientët vijnë në spital në gjendje më të rënduar. “Pacientët vijnë në gjendje të rëndë. Kemi një menaxhim të mirë, e lodhshme për stafin por është trajnuar për këtë punë”, tha ajo.

Po kështu ka ardhur dhe zëri i pacientëve, disa prej tyre të përmirësuar ndjeshëm pas mbërritjes në spital. “Staf i mrekullueshëm, gjendet në momentin e duhur. Kam pasur kollë dhe sekrecione”, tha një pacient.

Mjekja Esmeralda Meta pohoi se ka aparatura të mjaftueshme për të siguruar të gjitha pacientët që vijnë tek COVID1. Sipas saj, situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm.

Një tjetër paciente tha se gjendja filloi t’i përkeqësohej menjëherë dhe iu drejtua spitalit. “Jo kam shumë besim tek bluzat e bardha, se sa do reagojnë e dinë ata”, tha ajo.

Infermier Urimi tregoi se në urgjencë merren të gjitha të dhënat e pacientit, shenjat që kanë për sëmundjen apo mosha. “Punojmë me sistem 8 orarësh. Numri i urgjencave në ditë është i ndryshëm”, tha ai. Kryeinfermiere Suzana shpjegoi se një infermier është për dy shtretër, pra dy pacientë dhe kjo ndarje është në të tre turnet. Mjekja Esmeralda meta tregoi se mjeku primari bën një ndarje të mirë të detyrave për mjekët dhe infermierët. Ajo tha se janë dhe mjekët reanimatorë në dispozicion të çdo rasti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME