Categories Lajme

Lleshaj: Thellojmë përmirësimin e shërbimit të policisë/ Zv. ambasadorja suedeze: Infrastruktura e re ngjall besim

Ditën e sotme Ministria e Brendshme inauguroi ambientet e reja të policisë në këtë qytet. Zv. ambasadorja Suedeze Birgitta Jansson deklaroi se restaurimi i këtyre ambienteve i jep sigurinë qytetarëve të cilët jo vetëm që ndihen të mbrojtur nga keqbërësit por edhe të respektuar nga pushteti dhe qeverisja vendore.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj se ndryshimi do të vijojë jo vetëm përmes përmirësimit të godinave por edhe cilësisë së shërbimit të policisë së shtetit. Ai deklaroi se edhe me rritjen e popullsisë në qendrat urbane vijon e njëjta strukturë shërbimesh

“Duhet ta thellojmë më tej punën për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj policisë së shtetit përmes përmirësimit të sjelljes, paraqitjes dhe shërbimit. Policia e Shteti është një strukturë që shërben. Këtij procesi i shërben edhe ngritja e sektorëve të tjerë si këshillat për sigurinë dhe synojmë që këtë praktikë ta përhapim në të gjitha bashkitë e vendit. Në shërbim të nivelit të policisë së shtetit ne po bëjmë përpjekje infrastrukturore. Pas viteve 90 emigracioni i jashtëm dhe brendshëm ka sjellë spostime të popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane. Qytetet e mëdha kanë ende atë strukturë edhe pse popullsia e tyre është shumë-fishuar. Infrastruktura është vetëm një anë por më e rëndësishme është përmirësimi modernizimi i vetë policisë. Ne do përpiqemi përmes kualifikimit, shtimit të prurjeve të reja. brenda këtij viti presin prurje të reja. Kemi shpallur konkursin për 500 vajza dhe djem të reja dhe 100 të tjera do të shtohen, pra 600 veta. Edhe ata që do lënë punën për arsye të moshës do trajtohen me të njëjtin respekt”, tha Lleshaj.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra deklaroi se ky është një investim pozitiv për qytetin e Librazhdit i cili ndonëse nuk është i listuar si qytet me problematika kriminale ka nevojë të ofrojë shërbimin e duhur për qytetarët.

“Ky është një objekt që  e ka identifikuar qytetin prej dekadash dhe investimi në të është pozitive. Shto pastaj edhe plot punë të tjera që janë bërë në qytet. Jam i lumtur të flas për banorët e bashkisë Librazhd të cilët janë një komunitet të cilët nuk janë bërë kurrë problem për policinë. Ministri i ka bërë një konceptim të ri punës ë policisë duke mos e lënë atë thjesht një slogan. E vlerësoj punën e policisë e cila shumë herë është e pavlerësuar. Librazhdi nuk është në rrethet kriminale por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi problematika kemi plot punë për të bërë. Jam i bindur se komuniteti, policia dhe bashkia do japin rezultat. Të gjithë bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Gurra

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME