Categories Showbiz

Loco largohet nga Për’puthen pas fotos me litar

Elvisi (Loco) ka vendosur të largohet nga Për’puthen pasi publikoi fotografinë me litar në rrjete sociale, për të cilën tha se e kishte për Antonelën.

E gjitha kjo shkaktoi debate të forta në program dhe pas kësaj, Elvisi vendosi që t’i japë fund rrugëtimit të tij në programin e dashurisë ku dukej se marrëdhënia e tij me Sindin po shkonte në drejtimin e duhur.

Loco: Unë do të largohem sot dhe duhet të bëhet dikush kurban për të përfituar dikush tjetër. Por ta harroni që mund të bëhem kurban.

Arjani: Vetëm një mendje e pisët nuk vjen e kërkon falje por justifikohet.

Loco: Nuk e kuptoj revoltën tënde.

Arjani: E mbylle këtë program në mënyrën më të keqe. Të flasin dhe të tjerët që rrinë si mumje Egjipti.

Antonela: Unë kam pasur respektin maksimal dhe jam prekur se kam menduar që je i kulturuar. Dua të bëj një pyetje, unë të kisha bërë vetëvrasje, do të të vriste ndërgjegjja?

Loco: Sigurisht që po. E kam thënë që Antonela më duket femra më e fortë këtu, nuk e di kush mund të jetë dëshmitar këtu. Po thoja që të kam vlerësuar dhe faleminderit që i the ato fjalë por ajo që më ka bezdisur tek ti është që përpiqesh të justifikohesh për çdo situatë, herë me lot, herë me viktimizim. Sot nuk kam ardhur as më akuza, as me shpatë në dorë por kam ardhur për të dalë e për të ikur në punë time se nuk mundem më. Antonelës i kërkoj falje se e kam bërë të ndihet keq. Antonela: Unë të fal, por nuk ka për të falur Zoti. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME