Categories Lajme

Lojëra fati,Tre të shoqëruar në Elbasan, një nën hetim

DVP Elbasan Goditet një rast i ushtrimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Si rezultat është konstatuar një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë shtetasi A. L., 32 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Ky shtetas, në lagjen “Sporti”, Gramsh, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. M. (i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë), ushtronte këtë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtuar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një laptop dhe 62.700 lekë që dyshohet se janë përfituar nga biletat e vendosura për loto.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin A. J., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e Policisë, për shkak të detyrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 35 vjeç, banues në Përrenjas, pasi në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Q. B., dhe për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME