Categories Lajme

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja është regjistruar në zonën e sektor Hamallaj, rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Nga një kamera sigurie, shihen momentet që lokali është përfshirë nga flakët.

Pamjet tregojnë se gjithçka është shkrumbuar totalisht. Lokali është në pronësi të  Xhevdet Çhullaj, i cili dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit u lajmërova se lokali është përfshirë në flakë. Kur shkuam aty nuk mundëm të bënim asgjë. Gjithçka kishte përfunduar. Nuk dua të dal në përfundime, por kam dyshime se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Kërkoj nga policia që të shkojë hetimeve deri në fund dhe të vihen para përgjegjësisë autorët. Kam konflikte dhe këtë e kam deklaruar edhe në polici. Kam besim tek policia që ta zbardhë këtë ngjarje. Mbase ka qenë edhe ndonjë shkëndijë elektrike, por unë dyshoj te zjarrvënia e qëllimshme,” tha Xhevdet Çhullaj.

Ndërkohë, burime nga Policia e Durrësit thonë se janë marrë disa persona në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por edhe të dyshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hiqej si shqiptar, arrestohet në Kolumbi shtetasi zviceran me pasuri marramendëse

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni për pastrimin e Plazhit të Vjetër në Vlorë, Rama publikon pamjet (Video)

Pas shirave të rrëmbyeshëm, kushtet atmosferike u përmirësuan këtë të diel. Kryeministri Rama ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

Policia e Vlorës ka vendosur shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I morën 40 mijë euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit…

LEXO ME SHUME