Categories Lajme

Hiqej si shqiptar, arrestohet në Kolumbi shtetasi zviceran me pasuri marramendëse

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës. Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën. Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara n mënyrë të parregullt në Kolumbi.

Për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen. Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.

Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.

Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME