Categories Lajme

Lolita, Aleksandri dhe Besniku, Rama me tre ish-emigrantë, thirrje të tjerëve: Koha që ta mendoni seriozisht kthimin në Shqipëri

Të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, ishin tre të rinj: Lolita Lumi, Aleksandër Çifligu dhe Besniku nga fshati Këmishtaj i Divjakës që sipas Ramës janë emigrantë “të penduar” që kanë ikur dhe janë kthyer në Shqipëri, por nuk janë penduar si shqiptarë të kthyer.

Në episodin 14, sezoni 4 i Podkastit FLASIM, “Koha për tu kthyer”, Kryeministri tha se i ka ftuar këta të rinj për të ndarë historitë e tyre në këndvështrimin e individëve që e kanë provuar eksperiencën e kthimit. “Është koha për ta menduar seriozisht kthimin, por njëkohësisht koha ku shumëkush i kundërvihet me egërsi kësaj ideje. Të tre vijnë nga gjeografi, por edhe rrugë të ndryshme të jetës, por i bashkon ideja e emigrantëve të penduar, sigurisht edhe eksperienca në emigracion ka pasur vlerën e vet, i ka ndihmuar të njohin botën dhe të mësojnë”, tha Rama.

Lolita, një prej protagonisteve të këtij podkasti, u shpreh se vjen nga Temali i Dukagjinit, një nga zonat më të thella të vendit, e rritur në një familje të madhe, me gjyshër e gjyshe, mes maleve, aty ku edhe këmba e njeriut është e vështirë të shkelë. Ajo rrëfeu rrugëtimin e saj, nga largimi nga Shqipëria, te hapja e një dyqani të vogël me punime artizanale në pedonalen e Shkodrës dhe mandej, vendimi përfundimtar para dy muajve për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri.

“Kemi dy muaj që jemi kthyer përfundimisht dhe jetojmë në Theth. Shtëpia e të parëve është mbajtur nga të afërmit, po ne duam ta mbajmë siç është. Po shohim mundësitë e hotelerisë, turizmit dhe zhvillimit të asaj zone”, tha Lumi.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama e ftoi Lolitën që të aplikojë për “Paketën e Maleve”, ku 500 fituesit e parë nuk do të kenë taksa për 10 vjet.

“Unë nuk jam me idenë që duhet t’u bëj moral të tjerëve, secili bën zgjedhjet e veta në jetë. Por, ne jetojmë në një botë të lirë, edhe bota është gjithmonë e më e vogël”, pohoi Rama.

Aleksandër Çifligu, një tjetër emigrant i kthyer nga Greqia në vitin 2011, u shpreh se Shqipëria është sot magji, dhe u bëri një ftesë të gjithë atyre emigrantëve që e mendojnë rikthimin te rrënjët e tyre. Ai tregoi se u largua me familjen në moshën 13-vjeçare në Athinë, ku muajt e parë ishin kriza dhe probleme të të gjitha natyrave, deri kur vendosi të përfundojë shkollën e mesme natën dhe njëkohësisht të punonte.

“Nisa punë në punishtet e lagjes me tela dhe abazhurë, por fati e deshi që të kanalizohesha në studio televizive, butaforitë, serialet televizive, më dukej sikur shikoja Herkulin që shihnim në moshë të vogël. Aty filloi një pasion për skenografinë, deri në vitin 2011, kur vendosa të lëviz i ngopur, i mbushur me shumë projekte. Nuk u ktheva me idenë e qëndrimit, mendoja që ishte ajo Shqipëria fëminore që kisha lënë, por këtu gjërat kishin ecur shumë dhe Shqipëria ishte bërë burrërore. Sot në fushën e kreativitetit, Shqipëria është një magji në të gjitha dimensionet”, pohoi Çifligu, ndërsa kujtoi organizimet e disa prej eventeve dhe koncerteve më të mëdha ndër vite, për artistët si Elvana Gjata, Noizy, etj.

Ndërsa, i ftuari i tretë, Besniku nga Këmishtaj, bashkia Divjakë, u shpreh se u largua në drejtim të Greqisë shumë vite përpara, ku punoi në bujqësi, e më pas u orientua në ndërtim, duke hapur tri kompani të tijat.

“Mora vendimin që të kthehesha në Shqipëri, pikërisht kur vendosa që fëmija im i parë, djali, të lindte në Shqipëri. Shkriva të tre bizneset, bëra disa shitje dhe u ktheva aty ku kisha lindur. Vendosa që të merrem me bujqësi dhe sot kam krijuar një kooperativë model, me prodhues, përpunues dhe eksportues nga Shqipëria dhe gjithë bota”, tha ai, teksa shtoi se kompania e tij ka 450 fermerë të cilët organizohen në zona të caktuara të vendit dhe në modele të ndryshme.

Kryeministri e mbylli këtë episode të Podkastit “Flasim” me mesazhet e tre emigrantëve, që u bëjnë ftesë familjarëve dhe të afërmeve të tyre që të kthehen në Shqipëri, për më shumë sukses dhe më shumë fitime.

“Ka ardhur koha të bashkohemi, të gjithë në vendin tonë”, u shprehën ata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama: Ka ardhur koha ta mbyllim çështjen e ligjit të sponsorizimeve për sportet

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin për “Shqipërinë 2030”. Pasi tha…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, era e fortë përhap zjarrin me shpejtësi

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike/ Ekzekutimi i Erjon Pelivanit nga kunati i tij, nëna e viktimës mes lotësh: Vajza e vrasësit gënjeu….

Nëna e Erjon Pelivanit, e cila u vra nga kunati i tij Fatmir Tarellari ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flet kopshtari i Golden Resort në gjyqin për zhdukjen e Jan Prengës: Më kërkuan kazmë e lopatë dhe…

Në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve për rrëmbimin dhe zhdukjen misterioze të Jan Prengës (proces…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 16 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet…

LEXO ME SHUME