Categories Lajme

LONDËR – Johnson: BE po kërcënon Irlandën e Veriut me një “bllokadë ushqimore”

Kryeministri britanik, Boris Johnson mbështeti sot qëllimin e tij për rishikimin e pjesshëm të marrëveshjes mbi Brexit përballë kërcënimit se BE mund të vendosë një “bllokadë” ushqimore në Irlandën e Veriut, e rrezikshme për paqen dhe unitetin e Britanisë së Madhe.

Qeveria britanike prezantoi të mërkurën në Parlament një projektligj mbi tregun e brendshëm që i jep mundësi të marrë vendime të njëanshme mbi çështjet relative për tregtinë me provincën e Irlandës së Veriut.

Ky tekst, që kundërshton pjesërisht marrëveshjen që rregullon daljen e Britanisë së Madhe nga BE, vështirëson diskutimet e nisura që prej marsit për të negociuar për një marrëveshje mbi marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Në një artikull të publikuar në gazetën britanike “Daily Telegraph”, Boris Johnson shpjegon se kishte qenë i detyruar për këtë ekstremitet, të cilin ai e njeh si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Në qoftë se nuk biem dakord me kushtet e BE-së, BE-ja do të përdorë një interpretim ekstrem të Protokollit të Irlandës Veriore për të vendosur një kufi të plotë tregtar përgjatë Detit të Irlandës, i cili ndan provincën nga pjesa tjetër e mbretërisë”, shkruan ai.

“Na është thënë që BE-ja jo vetëm që do të vendosë tarifa mbi mallrat që kalojnë tranzit nga Britania e Madhe drejt Irlandës së Veriut, por ajo mund të ndërpresë transportin e prodhimeve ushqimore të Britanisë së Madhe drejt Irlandës së Veriut”, shton ai.

“Më duhet të them se kurrë nuk e kemi besuar seriozisht se BE-ja do të ishte në gjendje të përdorte një traktat, të negociuar me mirëbesim, për të bllokuar një pjesë të Britanisë së Madhe apo që BE do të kërcënonte realisht për të shkatërruar integritetin ekonomik dhe territorial të Britanisë së Madhe”, thekson Johnson.

“Një interpretim i tillë do të rrezikonte seriozisht paqen dhe stabilitetin në këtë provincë britanike e cila u përgjak nga tre dekada “Trazirash” deri në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes të së Premtes së Shenjtë në vitin në vitin 1998″, nënvizon kryeministri britanik, Boris Xhonson.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME