Categories Kuriozitete

Londër, shitje rekord prej 1,7 milionë euro për një shishe uiski

Një shishe Uiski e “Graalit të Shenjtë” shënoi rekord në një ankand në Londër duke u shitur me 1,45 milionë stërlina, rreth 1,7 milionë euro, theksoi shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Rekordi i mëparshëm ishte 1,2 milionë paund, për një shishe uiski Macallan nga e njëjta fabrikë skoceze dhe madje shumë e famshme.

Ky rekord u thye dje nga shishja e uiskit e quajtur “The Macallan Fine & Rare 60 Year Old 42.6 ABV 1926″.

Shishja elegante prej 700 mililitra i ka tejkaluar të gjitha parashikimet, pasi ishte vlerësuar më parë për t’u shitur me 450 000 stërlina (519 000 euro) maksimumi.

“Nuk ka çmim për një uiski të mirë. Kjo është padyshim filozofia e blerësit, një shishe e “Graalit të Shenjtë”, që theu rekordin në ankandin e zhvilluar në Londër duke u shitur me 1,45 milionë stërlina, rreth 1,7 milionë euro”, theksoi sot shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Uiski vjen nga fuçia Macallan numër 263, distiluar në vitin 1926 dhe vendosur në shishe në vitin 1986, përshkruar nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s si “Graali i Shenjtë”.

Vetëm 40 shishe janë prodhuar.

“Sotheby’s” nuk ka dhënë detaje për identitetin e blerësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 nëntor 2025

Dashi Do jeni te vendosur sot ta ndryshoni rutinën e jetës suaj ne çift ne…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 21 Nëntor 2025

Dashi Do keni një marrëdhënia goxha te mire gjate kësaj dite ju dhe partneri. Gjithçka…

LEXO ME SHUME