Categories Lajme

Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë: Brenda dy javëve mund të kemi persona të tjerë non grata nga SHBA

Duke komentuar përplasjet mes ambasadores Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se brenda dy javëve sipas tij mund të ketë persona të tjerë të shpallur non grata nga SHBA.

Në harkun e një ose 2 javëve mund të kemi persona të tjerë non grata”, tha Vangjeli në studion e emisionit “Log.” në Abc. Analisti u shpreh në emisionin Log se ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur marrëdhënie të frakturuara me Berishën.

“Është aktivitet normal dhe diplomatik i ambasadores. Ka ca pak njerëz që të vënë bast që kjo gjë që do të ndodhë që do të ketë non grata. Mund të ndodhë brenda pak ditësh. Të gjithë ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur një marrëdhënie të frakturuara me Berishën”.

Yuri Kim u rikthye sërish në Kryesinë e Kuvendit paraditën e të martës. Edhe pse do takonte një funksionar të Partisë Demokratike, vendtakimi i diplomates amerikane ishte përcaktuar të ishin zyrat e Kuvendit të Shqipërisë dhe jo selia e Partisë Demokratike që prej 25 marsit drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Kim u ngjit në zyrën e Enkelejd Alibeajt, i cili për Sali Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij është thjesht kreu i grupit parlamentar, por për SHBA, titullari më i lartë i PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME