Categories Lajme

Lot dhe emocione! Nëna gjen djalin pas 47 vitesh, përlotet Arditi dhe gjithë publiku në studio

Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Arsyeja e kësaj është se Altinin e ka thirrur nëna e tij biologjike, pas 47 vitesh, por ndërkohë ai rrëfen anën e tij të historisë përpara se gruaja që i ka dhënë jetë, të vijë dhe të shfletojë të shkuarën.

Altini e nis rrëfimin me momentin si e mësoi që ishte i birësuar. Ai tregon se gjatë rritjes kishte dëgjuar herë pas here fjalë nga të tjerët, por momenti i duhur dhe i zgjedhur nga ata ishte pasi ai  përfundoi shërbimin ushtarak.

Altin: Ishte një ditë si zakonisht normale. U ula me të dy prindërit, thanë ka ardhur koha që ne të flasim dhe e shohim të arsyeshme momentalisht që ke moshën, logjikën, pjekurinë e duhur që ta tregojmë të vërtetën. Babi nuk arriti dot ta suportonte, ndezi cigaren dhe doli jashtë, ndërsa mami m’i tregoi të gjitha.

Ardit Gjebrea: Çfarë di ti? Altin: Di që kur kam lindur me sa më tregoi nëna, jam dorëzuar në institucione si të jetimoreve nga materniteti nuk e di se ku, në Durrës ose diku tjetër dhe më pas në jetimoren e Durrësit. Më pas jam birësuar normalisht brenda gjithë proceseve të caktuara të asaj kohe.

Hekria përqafon Rudinin apo Altinin e saj, njëlloj si ditën e parë kur e solli në jetë. Altini është me fat sepse sot mësoi se ka një vëlla e dy motra, të cilët e kanë ëndërruar ditën që do gjenin vëllain e tyre të madh. Heret apo vonë, çdo gjë shkon në vendin e vet. Sot ishte dita e Hekries dhe Altinit që nuk do harrohet kurrë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME