Categories Lajme

LSI gati për rikthimin e Ilir Metës, ja çfarë do të ndodhë sot

Nga sot, Ilir Meta nuk është më President i Republikës së Shqipërisë. Ai dorëzoi dje Presidencën te pasuesi i tij, kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj.

I cilësuar se “kostumi i presidentit i rrinte ngushtë”, sikurse e ka paralajmëruar e sotmja do të jetë një rikthim i ri për të. “Do të rikthehem me vrull djaloshar”, do të thoshte Meta pak kohë më parë.

Dhe duket se LSI, partia që themeloi, është bërë gati për rikthimin e tij pas pesë vitesh. Ndërkohë, që Meta drejtonte Presidencën në një mandat të pazakontë për të, LSI-në ia besoi, bashkëshortes, Monika Kryemadhit, e cila refuzoi që në fillim që të ushtronte funksionin e Zonjës së Parë.

Meta ka bërë të ditur se do t’i rikthehet politikës aktive, për t’u përballur nga drejtimi i një partie opozitare me Edi Ramën. LSI mban sot Konventën Kombëtare.

Funksionarët e partisë janë shprehur se rikthimi i Metës është i nevojshëm për vetë LSI-në, por edhe opozitën.

“Agim të ri”, e quajti Meta dje 25 korrikun, në përgjigje të një komenti për një qytetar në Facebook. Ndërsa sot në një foto me Monika Kryemadhin shkruan për shpresë dhe vizion të ri.

Konventa do të shënojë nisjen e procesit për ristrukturimin e LSI për t’u bërë gati për zgjedhjet lokale. Gjithashtu mbetet për t’u parë sesi do të jetë bashkëpunimi I Ilir Metës me Sali Berishën, që duket se d të krijojnë një front të përbashkët opozitar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME