Categories Sport

Luajmë për Alfred Ziajn” finalja e minifutbollit të luajtur në Vlorë

Luajmë për Alfred Ziajn”,kështu titullohej finalja e minifutbollit të luajtur në Vlorë,ku përballej skuadra e Vlorës me Hersin.Në nder të legjendës së Flamurtarit,krenarisë së qytetit dhe jo vetëm,Fred Ziajt.Një ndeshje e cila mblodhi së bashku të rinjtë e qytetit,por edhe personalitete si prefekti i qarkut Flamur Mamaj,ish futbollisti ikonë Vasil Ruci, gazetarë,familjarë e qytetarë vlonjatë. Komentatori dhe analisti i mirënjohur sportiv Moisi Dalipaj thekson se Fred Ziaj është krenaria e këtij qyteti dhe sigurisht meriton çdo vlerësim për atë ç’ka i ka dhënë qytetit dhe sportit.Figura e Fredit është e paharrueshme dhe qëndron në mendjen e çdo vlonjati si një njeri i përsosur dhe me kontribut të madh në sport. Një falenderim i madh shkon dhe për organizatorët e këtij  eventi si dhe ekipet pjesëmarrëse: Moisi Dalipaj,  Prefekti i qarkut Flamur Mamaj vlerëson aktivitetin dhe organizatorët,figura e Fred Ziajt për të është simbol në qytetin e Vlorës dhe eveniment i tillë sportiv ishte i duhuri në nder të tij: Flamur Mamaj prefekti për vëllain e Fred Ziajt,Lolin ky është një emocion i papërshkrueshëm dhe një kujtim i paharrueshëm.Një falenderim shkon për organizatorët të cilët bënë të mundur realizimin.Për sa i përket aspektit sportiv ishte një ndeshje tepër e bukur,e veçantë e sigurisht karakterizonte një legjendë të futbollit vlonjat.  Koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultat 4-4,teksa u deshën penalltitë për të zgjedhur fituesit.Në përfundim të 11metërshave skuadra Vlora u shpall kampione dhe fituese e trofeut “Alred Ziaj”. Moisi Dalipaj.

   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME