Categories Lajme

Luajti rolin e një refugjati shqiptar, 11 -vjeçari fiton çmimin e madh në “Oscars për të rinjtë”

Caleb Payne ka bërë histori në ndarjen e çmimeve të Akademisë së Artistëve të Rinj ose “Oscars për të rinjtë”, të dielën më 2 tetor.

11-vjeçari është aktori i parë afrikano-jugor që ka fituar një çmim të tillë në 43 vjet. Payne fitoi një çmim Oscar për Rininë për rolin e tij në filmin “Good Life” të Netflix.

Në këtë film, Payne luan rolin e Jet, një refugjat shqiptar 7-vjeçar, i cili përfundon si udhërrëfyes dhe negociator i Olive (luajtur nga Erica Wessels), një 30 vjeçare e cila ikën në një qytet të vogël në Greqi.

“Ishte kaq e papritur. Nuk isha i sigurt nëse do t’ja dilja por fitova dhe ndihem sikur është joreale.”, tha mes te tjerash djaloshi Caleb Payne.

Çmimi i Akademisë së Artistëve të Rinj, i njohur si “Oscars për Rininë”, u krijua në 1978, duke e bërë atë ceremoninë më të gjatë të çmimeve të të rinjve në Hollywood.

Me një çmim të tillë janë vlerësuar dhe aktorë tashmë shumë të njohur si Scarlett Johansson, Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Laërence.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME