Categories Showbiz

Luana ka humbur 10 kilogramë për 1 vit në mënyrë aspak të shëndetshme

Sezoni i katërt i spektaklit “Shiko kush luan” u mbyll me një puntatë maratonë, me shumë surpriza e të papritura. Ndryshe nga herët e tjerë në episodin e fundit, Luana Vjollca nuk kishte ftuar asnjë personazh të famshëm, por bëri pjesë të lojërave të saj gjithë kapitenët që kanë marrë pjesë në këto 4 sezone.

Në disa prej lojërave ajo u përfshi edhe vetë, ku zbuloi më shumë detaje rreth punës së saj në këtë program, që e ka cilësuar si “fëmijën” e saj.

Luana tregoi se ka shumë raste që 23 orë në ditë i kalon në “Top Channel” për shkak të angazhimit në punë dhe kthehet në shtëpi vetëm për të parë nëse është mirë apo jo nëna e saj. Madje kësaj të fundit ajo i kërkoi falje publikisht, që nuk ka pasur mundësinë gjatë kësaj kohe t’i qëndrojë pranë.

Luana e cilësoi sezonin e katërt të “Shiko kush luan” si më të vështirin, për shkak të kushteve të pandemisë, por ajo e theksoi se në të njëjtën kohë ka qenë edhe më i suksesshmi.

Moderatorja tregoi se kjo gjë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e saj, sepse brenda 1 viti ka humbur 10 kilogramë. Luana u shpreh se nisi të dobësohej që në periudhën e izolimit në shtëpi dhe se tani vazhdon të humbasë peshë pa dëshirën e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME