Categories Lajme

Lufta e azilit, kalvari i vuajtjeve të familjes shqiptare që po dëbohet nga Franca

Të vendosur prej një viti e gjysmë në Concarneau (Finistère), prindërit Mlloja dhe dy fëmijët e tyre po përgatiten të largohen nga zona ku bajnojnë aktualisht me vendim të Drejtorisë së Departamentit të Kohezionit Social.

Ata shprehen se kanë frikë nga dëbimi përfundimtar nga territori francez.

Të mërkurën, atyre ju dërgua vendimi sipas të cilit nuk do të paguheshin më për të qëndruar në këtë strehim dhe se tani do të duhet të shkojnë në një hotel në Landivisiau, rreth 100 kilometra larg.

“Ne jemi të trishtuar, nuk duam të shkojmë,” – thotë me keqardhje, burri i familjes, Elkider.

“Nuk ka logjikë, përveç se t’i dekurajojë plotësisht ato në qasjen e tyre”, – mësohet të ketë thënë Marina Rakoçeviç, një nga mbështetësit e tyre. Për këtë prind, djali i së cilës shkon në shkollë me djalin nga Shqipëria, ata nuk duhet të largohen nga Concarneau, ku janë integruar mirë.

Djali i tyre më i madh, Ersi, 4 vjeç, është edukuar në një çerdhe në qendër të qytetit, ku mësohet se ai është shumë mirë i integruar, pavarësisht nga fillimet e vështira, sepse ai nuk fliste frëngjisht kur mbërriti.

Fëmija më i vogël, i cili është një vjeç, vuan nga një formë e ashpër e astmës. Prindërit marrin gjithashtu kurse të gjuhës franceze. Këtë të enjte në mëngjes, në dhomën e vogël të hotelit që ata kanë ndarë për një vit e gjysmë, Mlloja kishte mbushur çantat, por shumë sende ishin ende të shpërndara nëpër dhomë. Ndërkohë, bëhet e ditur se të gjithë do të marrin drejtimin drejt Landivisiaut të hënën.

Prindërit Mlloja kanë paraqitur në muajin gusht një kërkesë për leje qëndrimi për fëmijët e sëmurë. Deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata i janë drejtuar  çdo ditë stacionit policor, duke u frikësuar për refuzim e kërkesës së tyre dhe për këtë arsye një dëbim nga territori, shkruajnë mediet lokale.

Ata arritën në Francë në fillim të vitit 2017, së pari në Bres dhe gjashtë muaj më vonë në Concarneau. Familja ka kaluar nëpër Itali dhe Gjermani për të kërkuar azil në Francë.

“Unë nuk mund të hyj në detajet e rastit, por autoritetet franceze nuk besojnë në persekutimet që janë paraqitur nga familja. Gjithmonë janë argumentet e njëjta, është shumë e vështirë për azilkërkuesit nga Shqipëria që të marrin mbrojtje”, – tha avokati Corinne Touchard, i cili merret me çështjen e tyre.

“Do të ishte e rrezikshme që ata të ktheheshin për të jetuar atje. Ata kanë lënë kushte të vështira jetese, duke përfshirë edhe mafien lokale “, – tha Marina Rakoçeviç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME