Categories Lajme

Lufta Rusi-Ukrainë, Vuçiç: Kam frikë nga konflikti botëror

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në deklaratën e tij të fundit është shprehur se Perëndimi dëshiron fundin e Rusisë dhe jo Putinit.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç ka deklaruarës me situatën e krijuar tashmë ka frikë nga një konflikt botëror dhe kujton armatimin amerikan të Tajvanit.

“Ne po përballemi me një krizë edhe më të madhe, vetëm shikoni armatosjen e Tajvanit. Unë kam një dëshirë dhe ata nuk donin të më dëgjonin, të mbetem në kujtesë si dikush që ruajti paqen dhe stabilitetin në kohë të trazuara.

Unë do të doja të kujtohesha si ndërtues, si dikush që ndryshoi infrastrukturën e plotë të Serbisë. Të jem vendi më i fortë që do të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët, të ketë më pak armiq historikë dhe më shumë interesa me të tjerët“, tha Vuçiç.

Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votojë pro rezolutës, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

OKB-ja vendosi të enjten, më 7 prill, të pezullojë Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për shkak të raportimeve për krime në territoret e pushtuara në Ukrainë.

‘Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin… Thoshin ‘A e dini se sot apo nesër do të vendoset nëse do të përjashtohemi [Serbia] nga pakoja e sanksioneve [e Bashkimit Evropian] për naftën”, tha Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të enjten, më 7 prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME