Categories Bota, Lajme

Lufta/ Ukraina zgjohet sërish nga bombat ruse, sulme në disa qytete

Një valë e re shpërthimesh po raportohet në disa qytete anembanë Ukrainës, një ditë pasi Rusia nisi sulmet me dronë në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe qendrën e kryeqytetit.

Aktualisht është pak minuta para orës 9 të mëngjesit me orën e Kievit, sulme janë raportuar nga autoritetet në Kryvyi Ri, Dnipro, Kharkiv dhe Mykolaiv.

Në Mykolaiv, sulmi ka shkatërruar totalisht një krah të një ndërtese apartamentesh. Të paktën një person vdiq në sulm, sipas dëshmitarëve, shkruan Guardian.

Raketa shkatërroi plotësisht një krah të ndërtesës në zonën e qendrës së qytetit, duke lënë një zjarr masiv. Një ekip zjarrfikës nxori trupin e pajetë të një burri nga rrënojat, tha dëshmitari.

Në Dnipro, sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar dëme serioze sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.

Më pak detaje ka për sulmet në Kryvyi Ri dhe Kharkiv, por Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit ka njoftuar se Rusia po fillon sulme në qytet, si dhe në rajon.

“Vëmendje, banorë të Kharkivit dhe rajonit: pushtuesit rusë po godasin. Qëndroni në strehimore!”, ka bërë thirrje ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME