Categories Lajme

Luljeta Bozo ka një kërkesë për ekipet që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti

Profesorja e njohur e Inxhinierisë së Ndërtimit, Luljeta Bozo, e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Mbrëmja në Abc” tha se shqetësimi i banorëve që u janë dëmtuar banesat nga termeti i 26 nëntorit është më se i drejtë. Ajo tha se duhet të shtohen grupet e inspektimit dhe brenda dy javësh urgjent duhet mbyllur i gjithë procesi i kontrollit dhe vlerësimit të pallateve apo banesave private në Durrës, Tiranë, Thumanë, Shijak, Lezhë, etj.

Sipas znj. Bozo, është shumë e rëndësishme që inxhinieri projektues, ti bashkangjitet ekipit të kontrollit. Pra në çdo pallat të dëmtuar duhet të shkojë edhe inxhinieri përkatës që ka bërë projektin. Dhe në mungesë të inxhinierit, ajo tha se grupi i kontrollit duhet të ketë patjeter projektin.

Inxhinierët e rinj,Prof. Luljeta Bozo tha se Instituti i Ndërtimit nuk ka kapacitete për të përballuar këtë situatë. Ndaj ekipeve u janë bashkëngjitur inxhinierë me moshë të re nga 28-35 vjeç që punojnë në njësitë vendore. Ajo tha se disa prej tyre nuk kanë eksperience dhe është e domosdoshme të ketë një “bari” një inxhinier me eksperience që ti drejtojë. Kjo tha ajo duhet bërë shumë shpejt, që njerëzve tu hiqet frika

Zonat rurale Sa i përket fshatrave, znj. Bozo tha se situata paraqitet më kritike. ” Në zonat rurale ka shtëpi shumë të vjetra, që janë ndërtuar pa asnjë masë antisizmike, ka edhe ndërtesa të reja që janë bërë nga persona jo profesionistë. “Nuk kanë marrë as usta se inxhinier jo e jo”, tha Bozo.

Po Tirana? Sa i përket kryeqytetit, znj. Bozo këshilloi që gjithë objektet sado pak të dëmtuara duhet të riparohen në mënyrë që kur të vijë termeti i tjetër të mos shkaktojë asnjë problem. Ajo tha se godinat mund të dëmtohen nga termete 5 ballë e lart. Po kështu u shpreh se “në katet e para dhe të dyta janë ndërtuar lokale dhe objekte shërbimi që mund të kenë dalë jashtë projektit duke dëmtuar kolonat”. /Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME