Categories Lajme

Lulzim Basha: 300 euro ne muaj paga minimale qe vitin e pare

“300 euro në muaj në vitin e parë të qeverisjes.” Basha tregon planin për rritjen e pagës minimale dhe rikthimin e investimeve të huaja gjate nje takimi qe kishte me te rinjte ne Korce.

Pjese nga fjala e Bashes: Ne kemi një plan strategjik kombëtar për thithjen e investimeve të huaja. Nuk ka levë më të fuqishme, nuk ka prioritet më të madh, nuk ka rrugë tjetër për ta nxjerrë vendin nga kriza, përveçse të investojmë urgjentisht për një klimë të favorshme biznesi në vend. Më vjen keq që, ndërkohë që e them këtë, Shqipëria është zhytur edhe 19 vende të tjera më poshtë në klasifikimin e të bërit biznes nga Banka Botërore. Këtu nuk bëhet më biznes, këtu nuk ka më liri biznesi. Këtu biznes bëjnë vetëm një grusht njerëzish rreth e qark kryeministrit. Kjo do të marrë fund. Ne do të rikthejmë lirnë, që, çdokush që ka një ide, një project, të gjejë në Shqipëri klimën më të favorshme për të bërë biznes.

Me uljen e taksave, do të vijnë edhe disa përfitime të mëdha. Me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë elektrike për biznesin, do të ulet kosto e prodhimit, do të ulet kosto e shërbimit. Por do të kemi edhe disa detyrime. Po, do të ketë një rrogë minimale për shqiptarët. Kjo nuk është politikë e majtë. Është esenciale për vendin. Një familje që nuk ka rrogën minimale, është një familje e shokuar, e tronditur psikologjikisht, nuk siguron dot bukën e gojës. Nëse ka një kufi miminal për të jetuar, 160 mijë lekë të vjetra për person, do të këtë edhe një pagë miniamle. Përllogaritjet tona janë të sakta. Ulja e taksave, përfitimi që biznesi do të marrë nga ulja e taksave, do të harmonizohet plotësisht me këtë pagë minimale, që e kam deklaruar se do të jetë në vitin tonë të parë të qeverisjes, do të jetë 300 euro në muaj. Kjo është për të siguruar mbijetesën dhe do të rrisë konsumin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME