Categories Lajme

Lungomare, me emrin e patriotit të madh Rasih Dino, i bën nder Vlorës, Labërisë, Çamërisë dhe mbarë kombit Shqiptar

Nga kandidatja për deputete Teuta Ramaj.

Të nderuar, bashkëpatriotë të mi çam dhe bashkëqytetarë vlonjatë! Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju informoj se Këshilli Bashkiak i Bashkisë Vlorë, pasi mori në shqyrtim kërkesën e një grupi nismëtar, qytetarë të vlorës me origjinë çame, me vendim të posaçëm nr.28 të datës 15/04/2021 vendosi të miratojë emërtimin e sheshit në Lungomare me emrin Rasih Dino. Emërtimi i sheshit në Lungomare, me emrin e patriotit të madh Rasih Dino, i bën nder Vlorës, Labërisë, Çamërisë dhe mbarë kombit Shqiptar.

Respekt e mirënjohje për Këshillin Bashkiak Vlorë.

Rasih Dino është një figurë e spikatur për veprimtarinë e tij atdhetare dhe patriotike. Nga dokumentet arkivore dhe të dhëna të shtypit të kohës, rezulton se, Rasih Dino mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Qeveria e Ismail Qemalit e caktoi atë përfaqësues të saj në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës dhe më pas përfaqësues të përhershëm pranë Konferencës së Paqes në Paris.

Rasih Dino bashkë me Mehmet Konicën dhe Filip Nogën, në emër të Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, më 2 janar 1913, nga Londra, i kanë dërguar një memorandum ministrit të jashtëm britanik Eduard Grey, i cili ishte njëkohësisht dhe kryetari i kësaj konference. Një memorandum padyshim me vlera të veçanta historike dhe i shkruar nga njerëzit më të ndritur që kishte atëherë Shqipëria.

Gjithashtu, si përfaqësues i shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, i Federatës Ndërshqiptare “Vatra” dhe i shoqërisë “Çamëria” në SHBA, prej Gjenevës i drejtohet Këshillit të Ministrave të Italisë ku i kërkon që qeveria Italiane të heqë dorë prej lakmive të saj për Vlorën dhe të ndihmonte në rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe në ribashkimin e krahinave të Çamërisë dhe Kosovës me vendin Amë.

Për këtë kontribut, shoqëria “Çamëria” në Amerikë e caktoi si përfaqësues të popullsisë çame në Konferencën e Paqes në Paris 1919, por u pengua nga qeveritë franceze dhe italiane.

Rasih Dino ka një meritë të veçantë edhe në nxitjen dhe përhapjen e arsimit në gjuhën shqipe në trevën e Çamerisë. Në vitin 1908 Ai, së bashku me Musa Demin, financoi hapjen e shkollës së parë, në gjuhën shqipe, në qytetin e Filatit.

Rasih DINO rrjedh nga familja e shquar e Dinejve dhe është i biri i patriotit dhe rilindësit shqiptar Abedin Dinos së parë (Abedin Pashë Preveza). Ai lindi në Prevezë të Çamërisë në vitin 1865 dhe vdiq në Adana (Turqi) në vitin 1928.

Rasih Dino ishte gjithashtu babai i dy personaliteteve të shquara shqiptare, Abedin dhe Lejla Dino. Abedin Rasih Dino ishte piktor me famë ndërkombëtare ndërsa Lejla Rasih Dino u shqua për veprimtarinë e saj atdhetare, në mbrojtie të tërësisë territoriale shqiptare.

Lejla Rasih Dino, në rrethana shumë deçizive për fatet e kombit tonë, në vitin 1919, krijoi në Gjenevë të Zvicrës “Komunitetin e Gruas Shqiptare”. Ajo, në mënyrë diplomatike, i drejtohet zyrtarisht Kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris dhe autoriteteve më të larta botërore të asaj kohe, duke i dalë në mbrojtie trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijëve të vitit 1913. Voto Teuta Ramaj. Voto nr 12.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME