Categories Lajme

Lushnje, arrestohen 4 të rinj, një tjetër nën hetim

Katër të rinj janë vendosur në pranga nga policia e Lushnjës pasi vendosnin baste me celularë në një berbehane në lagjen “Karbunarë e Sipërme”.

Sipas njoftimit të policisë të rinjtë e arrestuar, mes tyre edhe pronari i subjektit janë identifikuar si Alban Gorovelli, Orgest Gorovelli, Luis Dervishi dhe Kleo Dervishi.

Ndërkohë nën hetim është edhe një 23-vjeçar pasi u kap po në berberhane me një sasi kanabisi.

“Gjatë operacionit u ndërhy në ambientet e një subjekti privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”, e përshtatur për këtë veprimtari. Në ambientet e këtij subjekti, u kapën në flagrancë, duke vënë baste me celularë, dhe u vunë në pranga, pronari i berberhanes, shtetasi Alban Gorovelli, 20 vjeç, si dhe shtetasit Luis Dervishi, 22 vjeç, Kleo Dervishi, 19 vjeç dhe Orgest Gorovelli, 22 vjeç.

Gjithashtu, në kuadër në këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 23 vjeç, pasi u gjet në ambientet e këtij subjekti, me një sasi të vogël Cannabisi me vete”, informoi sot policia.
Blutë sekuestruan 4 celularë dhe dozën e kanabisit.

Operacioni u kodua ‘Games’.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME