Categories Lajme

Lushnje, nuk iu bind policisë, pranga 43-vjeçarit, e pësojnë dhe familjarët e tij (Emri)

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas policisë, shtetasi Gazmend Kiptiu vodhi një lokal dhe nuk i bëri rezistencë policisë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht dhe familjarët e tij, të cilët penguan policinë që të bëjnë punën e tyre.

“Vodhi një lokal në qytetin e Lushnjës si edhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe sendet e vjedhura. Gjithashtu, procedohen penalisht 4 familjarë të autorit pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje).

Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R
Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu.

Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME