Categories Lajme

Lutja e infermieres me lot në sy bëhet virale në Tik Tok ,“Pacientët po shuhen si mizat” (VIDEO)

Lutja e një infermiereje në Kaliforni që njerëzit të “ndalojnë së qeni të pakujdesshëm” ndërsa shpërthimi i Covid-19 ka prekur të gjithë vendin dhe ka çuar në kolaps spitalet ka grumbulluar më shumë se një milion shikime në TikTok. Videoja nga Gayana Chuklansev, një infermiere e kujdesit intensiv është parë 1.3 milionë herë që nga e hëna.

Në video, Chuklansev shfaqet me veshjen mjekësore ndërsa dritat e vendosura për festën e Krishtlindjes vezullojnë pas saj. Ajo flet me lot në sy duke bërë thirrjen e rëndësishme pasi stafi është mbingarkuar nga rastet e reja.

“Nuk di si ta them ndryshe por po ju lutem që të ndaloni së qeni të pakujdesshëm. Ne nuk kemi ventilator për pacientët. Nuk kemi ilaçe qetësuese. Pacientët po vdesin si mizat. Ne jemi plot. Jemi në kapacitet maksimal. Nuk kemi burime. Nuk kemi staf. Mjekët tanë nuk mund të intubojnë më sepse kanë nga 40 pacientë secili”, tha infermierja.

Të dhënat e fundit nga faqja zyrtare e internetit për California Coronavirus Response , të përditësuara të Dielën, tregojnë se i gjithë shteti ka 0 për qind disponueshmëri në kujdes intensiv, duke përfshirë Kaliforninë Jugore dhe Luginën San Joaquin. Sipas NBC News, ka pasur më shumë se 2.1 milion raste të konfirmuara të Covid-19 në shtet dhe më shumë se 24,000 vdekje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME