Categories Lajme

Macron viziton Bejrutin, bën thirrje për reforma

Emmanuel Macron vizitoi të enjten Bejrutin, pas shpërthimit të 4 gushtit që ka lënë të vdekur qindra persona dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Ai ka thënë se Libani “do të vazhdojë të zhytet” nëse nuk kryen reforma kundër korrupsionit. Hetuesit kanë deklaruar më 6 gusht se janë duke kryer kërkime për shkakun e shpërthimit në portin e qytetit. Zyrtarët francezë janë të shqetësuar për nivelin e korrupsionit endemik në këtë vend, prandaj kanë bërë thirrje për reforma rrënjësore. Macron u ka thënë libanezëve të zemëruar në Bejrut se ndihma e Francës nuk do të përfundojë “në duart e korruptuara”.

Ai ka thënë se do të synojë arritjen e një marrëveshjeje të re me liderët politikë të Libanit. “Do të bisedoj me forcat politike dhe do t’ju kërkoj një marrëveshje të re. Unë jam sot këtu për të propozuar një pakt të ri për ata”, ka thënë ai ndërkohë që turma e njerëzve ka bërë thirrje për një “regjim” të ri. Zyrtarët kanë thënë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, lëndë që përdoret për plehra dhe ka kapacitet shpërthyes. Sipas tyre, kjo sasi është mbajtur në kushte jo të mira për një kohë të gjatë. Gjatë ditës së mërkurë, qeveria ka urdhëruar që zyrtarët e portit të vendosen në arrest shtëpiak. Ministri i Brendshëm libanez, Mohammed Fahmi, ka thënë se në portin e këtij qyteti besohet se kanë qenë më shumë se 2,700 tonë të nitratit të amonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME