Categories Bota, Lajme

Maduro: Trump ka urdhëruar vrasjen time, jam i gatshëm të bisedoj me të

“Nëse diçka ndodh me mua, atëherë përgjegjës do të jenë presidenti amerikan Trump dhe presidenti i Republikës së Kolumbisë, Ivan Duque ”, la thënë presidenti i Venezuelës, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka urdhëruar vrasjen e tij, transmeton Anadolu Agency (AA). “Nëse diçka ndodh me mua, atëherë përgjegjës do të jenë presidenti amerikan Trump dhe presidenti i Republikës së Kolumbisë, Ivan Duque”, tha Maduro në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA.

Siç tha ai, autoritetet e SHBA-ve i kanë dhënë në dispozicion udhëheqësit të opozitës, njëherësh kryetar i Parlamentit, Juan Guaid pronën publike venezuelase. Ai shtoi se kjo pronë i përkiste popullit për të shtuar se nga kriza do të dalë si fitues.

I pyetur nëse i frikësohet një atentati, Maduro tha se është një i krishterë që beson se Perëndia është sundimtari i fatit të çdo njeriu.

“Kemi një shërbim të mirë të inteligjencës, prandaj nuk ka asnjë dyshim se Trump ka lëshuar një urdhër për vrasjen time. Ai urdhëroi qeverinë dhe mafian në Kolumbi. Trump dhe Duque do të jenë përgjegjës nëse diçka më ndodh mua”, tha Maduro.

I pyetur të komentojë kërkesën e opozitës dhe pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhje të reja presidenciale në Venezuelë, Maduro tha se kishte fituar 68 për qind të votave vitin e kaluar dhe se nuk do t’u nënshtrohet presioneve të jashtme.

“Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë janë mbajtur prandaj nëse imperialistët duan të reja, do të duhet të presin vitin 2025”, tha Maduro.

Ai u shpreh i gatshëm të takohet me homologun e tij amerikan Trump, por u shpreh i bindur se një takim i tillë nuk lejohet nga këshilltari i tij i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

“Jam i gatshëm të takohem me Trump-in në Venezuelë ose në SHBA për të diskutuar mbi të gjitha temat. Jam i bindur se ky takim do të sillte ndryshime të rëndësishme, por nuk mendoj se do ta lejojnë të takohet me mua. Do të presim me durim”, tha Maduro.

Ai tha se është i gatshëm për bisedime edhe me opozitën në vend, ne favor të së ardhmes së Venezuelës.

Presidenti i SHBA-ve Trump, është mbështetës i opozitës në Venezuelë dhe udhëheqësit të saj Juan Guaido, i cili më 23 janar u shpall president i përkohshëm i shtetit.

Përveç SHBA-ve ai gëzon mbështetjen edhe të shteteve siç janë Izraeli, Brazili, Argjentina, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, Guatemala, Panamaja dhe Paraguaji.

Nga ana tjetër, Turqia, Irani, Rusia, Kina, Bolivia, Meksika, Kuba dhe disa vende tjera, ende njohin legjitimitetin dhe mbështesin qeverinë e presidentit të zgjedhur Nicolas Maduro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME