Categories Lajme

Mafia në Shqipëri, Artan Hoxha në Repolitix: Gazetarët e huaj kanë perceptim tjetër për lajmin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar këtë të mërkurë në emisionin Repolitix edhe botimin e muajit shkurt të revistës gjermane “Stern”, ku Shqipëria trajtohej si rruga nga e cila fillonte trafiku i drogës. Sipas Hoxhës duhet marrë parasysh mënyra sesi e perceptojnë mediat britanike praninë e grupeve kriminale në vend.

“Stern ka publikuar një shkrim dhe titulli kryesor është “Rruga e Re e Drogës” dhe kjo rrugë fillonte nga Shqipëria. Unë kam bashkëpunuar me ato gazetarë, kanë punuar gjashtë muaj. Duhet thënë se krijoi mjaft problematika dhe kur e kam parë edhe vet m’u duk titull abuzues. Artikulli u botua në shkurt dhe më 26 shkurt u kap kontinieri nga Kolumbia. Më pas ndodhi vrasja në Ekuador dhe aty flitet edhe për Klement Balilin. Atë  ditë që u dorëzua Balili, gazetari gjerman më mori në telefon për të disatën herë.

Tek ky ishin 12 faqe dhe i ka bërë një skemë të plotë shumë të detajuar. Menjëherë sa ka dalë artikulli, policia kriminale ka zbërthyer artikullin dhe ka shkuar në vendet e përmendura. Por është fakt se këto personat me armë në dorë u gjetën, u morën në pyetje, u proceduan. Nuk e di se cfarë ndodhi më pas, por di që u gjendën në terren. Mënyra sesi një gazetar përshkruan një shqiptar gjigand me mitralozë të lehtë në dorë është sfiduese për to, por nga ana tjetër merr parasysh edhe disporcionin e numrit të ulët të popullsisë në Shqipëri me numrin e këtyre grupeve kriminale”, u shpreh Artan Hoxha për gazetarin Denis Minga.Tv report.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME