Categories Kuriozitete

“Magjia” e Babagjyshit/ Fëmijët e besojnë dhe presin dhurata, psikologët: Mos u thoni që nuk ekziston!

Me skuter, makinë apo slitë me drerë fluturues…Nuk ka rëndësi me se vjen, magjia e festave të fundvitit mbetet tek babagjyshi. Qoftë për një foto apo në pritje të dhuratës poshtë pemës. Të vegjlit i shkruajnë letra dhe presin prej tij ndërsa të rriturit shpesh janë kontradiktor. Sipas psikologëve fëmijët kanë shumë arsye për të besuar tek babagjyshi.

Nxit imagjinatën, krijimtarinë dhe arsyetimin logjik. “Dikush do thoshte hyn tek gënjeshtrat e bardha, unë as këtë nuk do ta thoja. Babagjyshi lidhet me mitin e Krishtlindjes, të Vitit të ri, është një figurë arketipike që lidhet me festën, atë që sjell dhurata e të shpërblenë në fundvit dhe kam përshtypjet që dhe të rriturit kanë nevojë për këtë jo më fëmijët që lidhet me imagjinatën dhe fantazinë. Fëmijët besojnë tek këto figura jo reale sepse i plotësojnë shumë nevojat e tyre jo vetëm ato materiale dhe dhuratat. Është një figurë që plotëson nevojën e fëmijës dhe për t’ju drejtuar”, tha psikologe Lorela Garuli.

Sidoqoftë e vërteta zbulohet një ditë…“Kjo lidhet pak dhe me moshën e tyre, domethënë spontanisht 5- 6-7 vjeç fëmijët  pothuajse e besojnë në mënyrë të padiskutueshme që babagjyshi ekziston, pastaj pasi rriten hynë në shkollë  dhe të menduarit e tyre bëhet pak më kritik, më konkret,  më me këmbë në tokë, besojnë më pak tek fantazia tek imagjinata dhe i vjen e natyrshëm. Unë do sugjeroja që prindi mos të ndërhyjë direkt, ti thotë ekziston apo nuk ekziston, por ta lërë fëmijën dhe në fantazinë e vet.

Një gjë do të sugjerojë të mos ndodhte që babagjyshi të shihet se është ai do të të shpërblejë me dhurata, nëse nuk sillesh mirë nuk të shpërblejnë me dhurata. Ky është një lloj ndëshkimi me impakt jo të mirë. Momenti i dhuratës së fundvitit lidhet me gëzimin jo me sa mirë është sjellë fëmija”. Pavarësisht se një mit babagjyshi i shton ngjyrat festave dhe mbetet në kujtime gjatë gjithë jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 8 janar 2026

Dashi Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

Hëna e parë e plotë e vitit 2026  e njohur edhe si “ Hëna e Ujkut…

LEXO ME SHUME