Categories Showbiz

Mahniti jurinë greke me këngën “Lule lule”, flet vajza nga Ukraina: Ja pse zgjodha këngë shqiptare

Angelina Statyeva, nga Ukraina, këndoi në “The Voice of Greece” një pjesë të këngës arbëreshe “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, të cilën e njohim ndryshe edhe si “Lule lule”.

Nisur nga Instagrami i saj, Angelina nuk ka ndonjë lidhje të fortë me Shqipërinë, por megjithatë, e kontaktuar nga Anabel, ajo tregoi se arsyeja pse zgjodhi një këngë shqiptare lidhet me admirimin për kulturën e pasur të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ajo kur i tha jurisë se kënga ishte shqiptare ata u habitën dhe e pyetën nëse dinte shqip. Angelina u tha se i pëlqeu shumë kënga dhe vetëm tekstin e saj kishte mësuar.

Por pavarësisht vështirësive në shqiptimin e frazave, që është mëse e kuptueshme, këngëtarja ia doli të tërhiqte vëmendjen e jurisë së përbërë nga Eleonora Zouganeli, Panos Mouzouraki, Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas, si dhe të publikut. U pa dhe një farë xhelozie te juria, kur mësuan se kënga e saj ishte në shqip, aq sa e pyetën nëse ishte i pëlqenin këngët greke dhe a ishte ajo gati të këndonte një të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME