Categories Lajme

Maji nis me vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit
Lindore.

Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore.

Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndiomore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2
ballë.

Kosova

Vranësirat e shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës.

Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke sjellë shira të pakët në pothuajse gjithë vendin, ku  me mot të qëndrueshëm do të
jenë pjesërisht në zonat Qëndrore.

Maqedonia e Veriut

MV do të jetë në mbizotërimin e masave të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin reshje shiu. Pothuajse gjithë dita do të jetë në ndikimin e
vranësirave të shpeshta, por priten dhe intervale të shkurtra me kthjellime në
vend.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Skandinavia paraquten  në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare do
të jetë pjesërishtë Qëndra e kontinentit dhe Gadishulli Iberik.

Ndërsa pjesërisht Europa Jugore do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.

Britania e Madhe mbetet  në mbizotërimin e shirave, ku herë pas here do të jenë të shoqëruara më mini stuhi ere.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME