Categories Showbiz

Majkut s’i hyn në sy asnjë femër! U nda nga Miss Kosova brenda natës dhe rikthehet pas tri vitesh me nënën e djalit

Reperi i famshëm Kastriot Rexha, i njohur si Majk, është rikthyer me nënën e djalit, Majlinda Zekën, tri vite pas ndarjes së tyre të bujshme

E vetëm një muaj pasi ai la brenda natës të dashurën e fundit, faktet flasin se Majk është ribashkuar me Majlindën duke gëzuar së bashku këtë atmosferë festash.

Ishte Majlinda ajo që publikoi një foto me Roanin në profilin e saj në “Instagram”, dhe Majk ka habitur me veprimin që ka bërë.

Reperi e ka rishpërndarë këtë foto në “Instagram”-in e tij dhe e ka shoqëruar me dy emoji me zemra, duke dhënë mesazhin e tij në publik se ata tashmë, Majlinda dhe Roani, janë dy njerëzit e tij të zemrës.

Gjithashtu, ai e ka çuar më tej këtë mesazh ribashkimi, pasi ka komentuar me dy zemra në foton e Majlindës, duke na bindur se ata tashmë janë një familje.

Majk, i cili sapo ka lançuar klipin e parë me Getoar Selimin, “Hajde te baba”, pjesë e albumit të tyre “Vaksina”, para një muaji u përfol për ndarjen spektakolare brenda natës nga e dashura “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli.

Ishin disa media të Kosovës që publikuan lajmin se çifti ka frekuentuar vende të njëjta, përmes postimeve në “Story”-t e “Instagram”-it, ku shiheshin tek pozonin me sfond të ngjashëm dhe në momente thuajse të njëjta.

E pas këtyre thashethemeve, ishte vetë vajza bionde që e vërtetoi këtë fakt. Në “Instagram”- in e Blertës u postua një selfie e Majk me mbishkrimin “Hacked”, e cila u konsiderua një “përgjigje” ndaj zërave të këtyre ditëve për një lidhje të mundshme mes saj dhe reperit të famshëm të “Babastars”.

Por me shpejtësinë e dritës postimi i saj në “InstaStory” u fshi nga profili i Blerta Veselit, duke ndezur një tjetër debat mes komentuesve.

Nuk vonoi shumë dhe brenda 24 orësh, Majk e fshiu Blertën nga miqtë e “Instagram”-it, i acaruar me të dhe mediat online që shpërndanë pa pyetur atë detaje nga jeta e tij private, të cilën ai me fanatizëm po e ruan të fshehtë që pas ndarjes nga Majlinda Zeka, modelja e “Instagram”-it me të cilën kanë një djalë.

Sipas burimeve pranë çiftit, Majk i dha fund brenda natës historisë me Miss-in, sepse Majk ishte nevrikosur me faktin që Blerta postoi foton e tij në “Instagram”, me dëshirën për “ta privatizuar” Majkun. Por duket se strategjia nuk i eci ashtu si duhet, pasi Majku 30-vjeçar mori vendim drastik.

Ndërkohë, historia e Majk me miss-in Blerta Veseli mund të themi se është e para që mori përmasa mediatike dhe e fundit, tri vite pas ndarjes nga nëna e djalit të tij Roan, Majlinda Zeka.

HISTORIA E MAJK ME MAJLINDËN ÇUDITI BOTËN E SHOWBIZIT, REPERI MËSOI SE PO BËHEJ BABA KUR LIDHJA KISHTE MARRE FUND

Po le të kujtojmë se ç’ndodhi tri vite më parë mes Majkut dhe Majlindës, historia më e paparë e që tronditi botën e showbizz-it tri vite më parë? Dy muaj pasi erdhi në jetë djali Roan, Majk vendosi të postonte fotot e para me të birin nga lidhja me modelen e “Instagram”-it, Majlinda Zekën.

Më në fund ai pranoi statusin e babait, pas një periudhe të gjatë paqartësie në publik nëse ai ishte babai biologjik i fëmijës ose jo. Kjo situatë konfuzioni u krijua pasi ai i kishte dhënë fund lidhjes me Majlindën, ndërkohë që ajo deklaroi se ishte shtatzënë.

Reperi i “Babastars”, Majk, nuk e pohoi asnjëherë, por as e mohoi faktin që ai ishte babai i fëmijës deri në momentin që fëmija erdhi në jetë. Më pas ai vendosi të bënte një postim në “Instastory”, duke lënë të kuptohej se ai u bë baba, edhe pse lidhja me Majlindën kishte marrë fund.

Ish-e dashura e tij, Majlinda Zeka, solli në jetë fëmijën e tyre, duke e pagëzuar me emrin Roan.

Dukej se marrëdhënia e tyre ishte problematike kur fëmija erdhi në jetë, pasi ajo fillimisht e regjistroi djalin me mbiemrin e saj, dhe jo të Majkut.

Në “Instagram”, ajo publikoi foto të djalit pas lindjes me statusin: “Çdo sakrificë për ty ia vlen, mirë se erdhe në jetë Roan! Bota ime. Faleminderit Allah!”.

Në këtë postim kuptohej që ajo po e gëzonte e vetme statusin nënë, e braktisur nga babai i djalit. Por më vonë, Majk i dha fund enigmës që i ngjasonte një telenovele të vërtetë, duke bërë postimin e parë si baba.

Ai publikoi një foto me djalin 2 muajsh, ndërsa flinte në kraharorin e tij, foto mbi të cilën kishte vendosur thjesht mbishkrimin “Roan”.

Ishte ky pikërisht postimi që u dha fund pikëpyetjeve. Edhe pse Majk dhe Majlinda isjhin ndarë, flitej se ata gjatë një takimi në një nga kafet e Prishtinës ranë dakord që të kujdeseshin bashkë për fëmijën.

Historia e dashurisë dhe ndarjes e reperit Kastriot Rexha me Majlindën bëri bujë në rrjetet sociale, për faktin se ajo më parë u mbyll sesa filloi.

Çifti më interesant i showbiz-it i dhanë fund lidhjes për çështje xhelozie, vetëm pak javë pasi Majk e bëri publike historinë e tij. Ai ndau me fansat foton e parë me Majlindën, duke deklaruar se ndihej i bekuar pranë saj.

Por çiftit nuk i zgjati shumë lidhja romantike, pasi vetëm pas pak javësh histori, Majk dhe Majlinda i fshinë të gjitha fotografitë e tyre të përbashkëta, duke mos lënë asnjë gjurmë në llogaritë e tyre në “Instagram”.

Ata fillimisht e kishin mbajtur të fshehtë romancën për disa muaj dhe për çudinë e të gjithëve i dhanë fund kur dolën hapur.Ndërkohë, ata kanë hedhur pas krahëve inatet duke reflektuar dhe duke u rikthyer si një familje me të vërtetë e bukur dhe e lumtur./Panoramaplus.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME