Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit dhe për pasojë një grua ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasja, e cila mbeti e plagosur i ka dalë para makinës duke i prerë rrugën. Qytetarët kanë raportuar ngjarjen tek “BalkanWeb”, ndërsa theksojnë se gruaja ka marrë dëmtime të shumta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënder Luarasi”, ndërsa në foton që disponon “BalkanWeb”, shihet gruaja e plagosur e shtrirë në rrugë dhe disa qytetarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.