Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Hasit gjatë ditës së sotme. Si rezultat i aksidentit një fëmijë pesë vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një makinë. Shoferi i veturës është dërguar me urdhër të prokurorit në komisariat për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit. “Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj.
Categories
Lajme
Makina godet 5-vjeçarin në fshatin Lubizhdë të Hasit
