Categories Lajme

Makina në ecje nëpër Tiranë/ Fëmija del në baxha për të parë rrugën, e pëson babai! Policia i heq patentën për 10 muaj

Një shofer në Tiranë është gjobitur me 22 mijë lekë të reja ndërkohë që i është pezulluar leja e drejtimit për 10 muaj.

Kjo pasi është ndaluar nga policia pasi në automjetin e tij një fëmijë gjatë gjithë rrugës nëpër Tiranë dilte nga baxha e automjetit duke rrezikuar jetën.

Policia bën apel për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

“Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj!

Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj”, bën apel policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu

Gadishulli i Balkanit po ndikohet nga rryma ajri të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu dhe…

LEXO ME SHUME