Emisioni BOOM ka transmetuar sot pamjet e një aksidenti të ndodhur në korrik të këtij viti. Bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.
Siç duket nga pamjet, motori është furnizuar në një karburant dhe në momentin që ka dalë në rrugë është përplasur nga një automjet. Nga aksidenti mbeti i lënduar drejtuesi i motorit. Por ajo që trajtoi BOOM për këtë rast është fakti se drejtuesi i makinës nuk po merr dot dëmshpërblimin për të rregulluar makinën, pasi drejtuesi i motorit ishte pa siguracion dhe pa patentë.