Categories Lajme

Makina përplas motorin, humb jetën një person

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Lin, ku si pasojë e përplasjes së një motorçiklete nga një makinë, ka humbur jetën një person.

Sipas të dhënave të policisë, viktima është shtetasi me inicialet V.M. 41 vjeç, drejtues i motorçikletës.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se drejtuesi i makinës është shtetasi Aleksandër Seitllari, 24 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec
Informacion paraprak.

Pak minuta me pare ne aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.M, rreth 41 vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.

Shtetasi V.M, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME