Categories Lajme

Makina përplaset me zetorin në Lushnjë

Foto ilustruese 

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një zetor me rimorkio.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona, që ndodheshin në zetor, me të cilin po transportonin produkte bujqësore.

Të lënduarit, të cilët janë rreth moshës 60-vjeç të tre, janë transportuar në spitalin e Lushnjës.

Një dëshmitar nga vendngjarja ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Ai shprehet se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas tij, zetori është përplasur nga “Volkswagen-i”.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq!  Aksident ne rrugen Lushnje Berat sot pak me pare. Jane plagosur tre personat qe ndodheshin ne zetor, dy prej tyre jan ne gjendje te rende. Zetori po kalonte rrugen dhe u perplas nga volkswageni. Te plagosurit jane ne spitalin e lushnjes, jane te moshes rreth 60 vjec te tre. Faleminderit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME