Categories Lajme

Makina u bëri ‘gropën’…Goditet banda e argjendarive, kapen 3 shqiptarë

Një italian dhe tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen si autorë të grabitjes së dy argjendarive. Ngjarjet kanë ndodhur një në 16 qershor dhe tjetra në 22 gusht 2020, ndërsa kjo e fundit ndodhej brenda një qendre tregtare.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Klejdo Islamaj, 27 vjeç, Arber Budani dhe Gentian Silaj, të dy 24, të tre banues në Guiglia, ndërsa italiani ishte 23-vjeçari me banim në Brindisi, Massimiliano Livera.  “Duke respektuar masat anti-COVID” grupi i hajdutëve kishin hyrë në dyqan me maska dhe kapakë në fytyrë. Më pas me shkopinj ata kërcënuan shitësit që t’i jepnin bizhuteritë që kapnin vlerën e 65 mijë eurove. Nga ana tjetër, në Stroili, dyqanin e qendrës tregtare grabitja kishte qenë edhe e dhunshme. Të katërt pjesëtarët e grupit kishin hyrë me fytyra të mbuluara,  me maska dhe kapakë dhe menjëherë kishin filluar të thyenin xhamat ku mbaheshin sendet e çmuara. Ata arritën të grabisnin bizhuteri që kapnin vlerën e 80 mijë eurove. Arrestimi, Në të dyja ngjarjet autorët kishin përdorur një makinë të vjedhur për të kryer sulmet. Por në përfundim të ngjarjeve ata e kishin braktisur mjetin.

Por në të kishin harruar një pllakë floriri, që e kishin vjedhur nga dyqani në Strolli. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë së dyqaneve dhe vendeve që dyshohet se ishin vjedhur makinat, karabinierët arritën që të gjejnë ‘vendbanimin’ bandës. Ishte një apartament në Guiglia. Kështu më pas policia në orët e para të mëngjesit të së hënës arrestoi shqiptarët, ndërsa italiani u arrestua në shtëpinë e tij në Pulia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME