Categories Lajme

Makinat me 0 kilometra të vjedhura?! Edhe INTERPOL në kufi për zhdoganimin

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor shumë shpejtë pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Një marrëveshje e munguar prej vitesh, që pritet t’i japë zgjidhje problemeve të shumta që hasen në importin e automjeteve të gjitha kategorive, e në veçanti atij të makinave të vjedhura.

Aktualisht të dy drejtoritë po diskutojnë për hartimi e marrëveshjes finale, që do të ketë një ndikim jo të vogël në zhdoganimin e mjeteve, pasi do të ndryshojë edhe mënyra e kontrollit të mjeteve.

1. Kontroll i detajuar, për të identifikuar përpara zhdoganimit nëse automjeti është i vjedhur, i modifikuar, i dëmtuar apo jo, dhe më pas do të hyjë në treg.

2. Në dogana do të integrohet INTERPOL, për të bërë më të thelluar kontrollin e automjeteve, në mënyrë që çdo makinë që hynë në vendin tonë të jetë e standardeve të duhura teknike, duke evidentuar modifikimet e palejuara që mund të jenë bërë. Aktualisht dogana nuk kryen kontroll të mjeteve, thjesht i zhdoganon.

3. Një pikë tjetër që do të jetë pjesë e marrëveshjes është edhe ngritja e sistemeve të integruara të dhënave të makinave që importohen në mënyrë që DPSHTRR të ndërveprojë menjëherë në sistemin e të dhënave të doganës.

4. Gjithashtu baza e të dhënave nuk do të mbahet në format teksti por do të ketë një dritare të veçantë të dhënash ku nuk mund të bëhen ndryshime.

5. Vendosja e kontrollit doganor, synon po ashtu të ulë numrin e automjeteve të përdorura që hyjnë në vendin tonë, pasi me vendosjen e sistemeve të integruara në pikat doganore do të bëhet i mundur identifikimi i vitit të saktë kur është prodhuar automjeti duke shmangur mashtrimet që mund të ndodhin duke modifikuar pjesë të ndryshme apo duke ndryshuar vitin e prodhimit.

Vendimi për të ndaluar makinat me vit prodhimi përpara 2009, dhe që nuk janë euro4 pritet të hyjë në fuqi në janar 2020.

MARRËVESHJE DPSHTRR-DOGANA, ÇFARË SYNOHET?

1. Kontroll i detajuar, i automjeteve për të parandaluar importin e makinave të vjedhura dhe të modifikuara.

2. Në Dogana pritet të integrohet INTERPOL, për të evidentuar rastet e shkeljeve në importin e makinave

3. Do të ndërtohen sisteme të integruara të dhënave të makinave që importohen dhe DPSHTRR do të ndërveprojë menjëherë në sistemin e të dhënave të Doganës.

4. Baza e të dhënave nuk do të mbahet në format teksti por do të ketë një dritare të veçantë të dhënash ku nuk mund të bëhen ndryshime.

5. Vendosja e kontrollit doganor, synon po ashtu të ulë numrin e automjeteve të përdorura që hyjnë në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME