Categories Lajme

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sarandë, plagoset shoferja!

Një aksident dramatik rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës.

Dy automjete janë përplasur mes tyre “kokë më kokë” në afërsi të fshatit Metoq, ku si rezultat ka lënë dhe një grua të plagosur përveç dëmeve materiale.

Burime policore informuan se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volkswagen”, me drejtuese Dhimitra H., dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues Sokrat M., që po hetohen për rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

E plagosur mësohet se ka mbetur drejtuesja e mjetit të parë, e cila është transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Ajo ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që qarkullimi në zonë ka vijuar me kujdes të shtuar.

Një prej shkaqeve të humbjes së kontrollit të mjeteve dyshohet se mund të ketë qenë edhe lagështira në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e gruas në Orikum, dyshohet se burri mbyti 48-vjeçaren me fashetë!

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e djeshme qytezën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyn në fuqi “bonus malus”, siguracion më i shtrenjtë për drejtuesit që kanë bërë aksidente

Katër shqiptarë dëmtohen ose humbin jetën mesatarisht çdo ditë në rrugët e vendit. Në pjesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i keq, trageti futet në portin e Vlorës me ndihmën e rimorkiatorëve

Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe vështirësi janë regjistruar në Portin e Vlorës. Trageti “European Star”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë! E mori rrjedha e lumit, humb jetën 44-vjeçarja

Një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën këtë të shtunë, më 3 janar, në…

LEXO ME SHUME