Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e parave që burojnë nga aktiviteti kriminal nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë u arrestuan pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA).

Të dyshuarit u arrestuan më datë 13 Prill pas një serie bastisjesh të koordinuara që nisën me arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar në Dover. Rreth 200 mijë paund kesh u sekuestrua nga makina që dyshohet se ishte nisur për në Shqipëri.

Sipas njoftimit të NCA, 2 persona të tjerë të moshës 34 dhe 22 vjeç, ashtu sikurse edhe një 17-vjeçar u arrestuan në adresa të ndryshme në Tottenham Hale dhe Londër. Rreth 150 mijë paund të tjera, po kesh, u sekuestruan në një tjetër makinë.

NCA së bashku me Forcat Kufitare po e hetonin grupin prej 2 vitesh. Oficerët besojnë se grupi i organizuar kriminal, operon nën petkun e një kompanie transporti të ligjshme, por është e specializuar në transferimin e parave tek një grup tjetër kriminal që merret me transportimin e parave kriminale në Shqipëri.

Hetimi nisi në Shkurt të 2022-t, pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në pikën e kontrollit, në dalje të tunelit të Kanalit Britanik në Folkestone, Kent.

Në atë rast, brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, që ishte nisur drejt Tiranës, oficerët gjetën një total prej 390 mijë paundësh të paketuara në mënyra të ndryshme dhe të mbështjella me letër alumin. Oficerët britanikë ushtruan kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Haringey të Londrës ku zbuluan një edhe 150 mijë paundë të tjera kesh.

34-vjeçari ishte arrestuar më herët në Shtator të 2022-t, kur oficerët zbuluan rreth 20 mijë paund në makinën e tij. Në gusht të 2023-t, u sekuestruan rreth 44 mijë paund të tjera, që besohej se do të transportoheshin nga grupi.

Të dy personat në fjalë mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën. Aktualisht janë lënë në liri me kusht. Edhe dy të tjerët, 22-vjeçari dhe 17-vjeçari u lanë të lirë, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME